Sulm terrorist në Australi

Dy terroristë islamikë kanë marrë peng rreth 20 persona në një kafene në qendër të qytetit Sidney në Australi.
Zona në Sheshin Martin *Martin Place) është rrethuar tashmë nga forca speciale australiane të cilat kanë larguar qytetarët.
Punonjësit e ëmbëltores dhe klientët janë vendosur me fytyrë nga dritaret dhe janë detyruar të mbajnë një flamur të zi me shkronja të bardha në arabisht, që ngjan me atë të Shtetit Islamik në Siri e Irak, por që mund të jetë edhe një flamur i ngjashëm me atë të një grupi xhihadist të lidhur me ISIS.
Zona ku po zhvillohet ngjarja ka shumë turistë dhe përballë ndodhet një stacion televiziv që mund të jetë edhe arsyeja se pse sulmuesit me armë e kanë vendosur në shënjestër. Sa më shumë publik, aq më shumë vëmendje nga media.
Disa analistë kanë bërë thirrje që të mos jepen në internet veprimet e policisë, sepse pengmarrësit mund të jenë duke e ndjekur internetin në rrjetet sociale.
Në Sidney jeton edhe një komunitet shqiptaro-australianësh. (ruben.avxhiu/illyria)

Sipas disa burimeve nga media lokale pengmarrësit kanë kërkuar të kontaktojnë me “dikë të rëndësishëm” nga qeveria, kryeministrin, ose ministrat, duke kërcënuar se kanë vendosur mjete shpërthyese në disa pika të qytetit Sidney.

Nuk dihet nëse ky lajm është i vërtetë sepse autoritetet nuk e kanë konfirmuar, por në një njoftim të më hershëm Opera e qytetit u boshatis me urdhër nga policia pas zbulimit të një pakete të dyshimtë.

Kryeministri federal australian Tonny Abbot i ka shprehur solidaritetin e tij kryeministrit të shtetit të Viktoria për ngjarjen në Sidney dhe u ka bërë thirrje australianëve që të mos bien në panik sepse vendi ka të gjitha mjetet dhe specialistët e duhur për të ruajtur sigurinë.

SHKARKO APP