Sulmi terrorist në Barcelonë. 13 të vdekur dhe dhjetra të plagosur (VIDEO)

Shtohet bilanci i viktimave të sulmit terrorist në Barcelonë. Mediat raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 13 dhe dhjetëra të plagosur. Dëshmitarë nga vendngjarja kanë publikuar foto dhe video nga momenti i tmerrit, ndërsa atje shkuan automjetet e emergjencës, pas përplasjes së ndodhur në sheshin ikonë “Las Ramblas” të frekuentuar shumë nga turistët.

Njerëzve aty pranë iu tha të shmangin zonën, ndërsa shërbimet e emergjencës i janë përgjigjur menjëherë atij që me të gjitha gjasat do të rezultojë një sulm terrorist në kryeqendrën e Katalunjës.

Linjat e metrosë u mbyllën menjëherë, sikurse edhe dyqanet përreth zonës, ndërsa këmbësorët vraponin nga të katër anët në kërkim të strehimeve të sigurta, teksa policia zbarkoi me forca të shumta në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një furgon u drejtua përmes turmës së këmbësorëve, në momentin që ata kalonin nga njëri trotuar në tjetrin. Policia konfimoi përplasjen “masive”, por dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazeta “El Pais” njofton se drejtuesi i mjetit është larguar në këmbë pasi përplasi dhjetëra këmbësorë, ndërsa raporte të tjera thonë se dy persona të armatosur kanë hyrë në një restorant pas ngjarjes së mëparshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?