”Sulm terrorist”, prokuroria s’ka prova për Ergysin. Del nga burgu
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen ndaj Ergys Faslisë i arrestuar në vitin 2017, para ndeshjes me Izraelin me dyshimin se po përgatisnin një sulm terrorist. Pas kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes me argumentin se nuk kishte prova, pritet që Faslia të fitojë lirinë më datë 26 dhjetor, kur gjykata të miratojë këtë kërkesë. Në nëntor të 2017, 4 persona, 2 prej të cilëve shkodrane dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael. Ata u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizata terroriste”. Vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish prokurori i çështjes Eugen Beci, kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga ”arrest në burg” në ”arrest shtëpie”, kërkesë kjo e miratuar nga gjykata.
KOHA JONË SONDAZH

