Sulme ajrore gjatë natës në Dnipro. Ushtria ruse bombardon kopshtin e fëmijëve dhe një bllok banimi (VIDEO)
Sulmet të ashpra me bombardime nga ana e ushtrisë ruse janë regjistruar në qytetin e Dnipro në rajonin juglindor të Ukrainës. Pamjet që shihni tregojnë se zjarrfikësit tentojnë të shuajnë zjarret e fuqishme në godina.
Të paktën një person është raportuar i vdekur në Dnipro deri më tani. Ky fakt konfirmohet nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës. “Rreth orës 6:10… ka pasur tre sulme ajrore në qytet, duke goditur një kopsht fëmijësh dhe një pallat “, tha SES.
Është goditur edhe një fabrikë këpucësh dykatëshe, duke i vënë flakën. Përveç Dnipros, qyteti i Lutsk, i vendosur në rajonin veriperëndimor të Ukrainës është gjithashtu nën bombardime ajrore.
Наслідки авіаудару у Дніпрі — відео від ДСНС pic.twitter.com/ECwKqtDkMv
— hromadske (@HromadskeUA) March 11, 2022