Sulmet kibernetike, Presidenti Begaj kërkon kompjuter të sigurt

Nisur nga sulmet kibernetike që ka përjetuar vendi, Presidenti Bajram Begaj është i pakënaqur me sigurinë e institucionit. Kreu i shtetit nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm i ka kërkuar para shtesë Kuvendit dhe Qeverisë për të mbrojtur sekretet shtetërore.

”Sot kemi vetëm një kompjuter që është kompjuter i klasifikuar. Unë mendoj që ta hapim më tepër sepse kemi dokumentacion të klasifikuar që prodhohet vetëm në një kompjuter në të gjithë institucionin. Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A”,-tha Florian Kali, sekretar i Përgjithshëm në Presidencë.

Të njëjtin shqetësim për sigurinë kibernetike ndajnë edhe deputetët e Komisionit të Ligjeve, ndonëse jo për dokumentat e klasifikuar. Sistemi digjital i ILDKPKI tërhoqi vëmendjen e tyre, që pasuritë e deklaruara të mos bien në dorën e kujtdo.

SHKARKO APP