Sulmet kibernetike, Presidenti Begaj mesazh hakerave iranianë: Nuk mundemi, duket që nuk e njihni Shqipërinë

Presidenti Bajram Begaj gjatë një pritje me trupën diplomatike në Shqipëri, gjatë fjalimit të tij tha edhe se hakerat iranianë kanë sulmuar Shqipërinë duke menduar se është një shtet që mund të mundet lehtë, por sipas tij, ata nuk e njohin mirë Shqipërinë dhe historinë tonë.

“Shqipëria nuk është gjetur kurrë në vendin e agresorit, por i është dashur të vetmbrohet. Rasti më i freskët është sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, ndaj një vendi demokratik dhe të lirë. Ndonëse agresorët e fshehur pas pushtetëve anti-demokratike mendojnë se vendi ynë mundet thjeshtë dhe shpejtë, por mesa duket nuk e njohin as Shqipërinë dhe as historinë.

Dua të falenderojë SHBA-në për mbështetjen që Shiqpëria t’i bëjë ballë problematikave të ndryshme. Shqiptarët kanë ditur të jenë në krah të popujve të tjerë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Dua të rishpreh gëzimin e hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Ballkanit Perendimor, edhe pse vonë. Ne kemi bërë hapa të mëdha drejt Bashkimit Europian”, tha Begaj.

SHKARKO APP