Sulmet ndaj policëve, flet eksperti Karamuço: Aksionet kundër kanabisit kanë ”tronditur” bandat
Ngjarjet kriminale, që kanë patur në fokus efektivë të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë të izoluara në Shqipëri. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se në dy vitet e fundit ka patur shumë raste ku efektivë të policisë janë sulmuar.
“Në 24 orët e fundit kemi tre raste, në është kanosje serioze për jetën, ditën e djeshme, ku ajo ditë u gdhi me një ngjarje të rëndë si ajo e Shkodrës. Kemi rastin e tetë brenda dy viteve në Shkodër vendosjes e lëndëve eksplozive në objekte apo mjete të efektivëve të Policisë”, tha ai.
Për të këto sulme vijnë si kundërpërgjigje nga bandat, pasi Policia e Shkodrës është kampione sa i takon aksioneve kundër rasteve të trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.
“Janë mesazh i qartë për të ndryshuar qëndrim ndaj bandave në qytetin verior. Drejtoria e qarkut të Shkodrës, është drejtoria kampione për aksionet që ka marrë kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Janë asgjësuar mbi 100 mijë rrënjë kanabis dhe kjo ngjallur një reaksion tek bandat që kultivojnë kanabis”, tha ai.