Sulmet ndaj SPAK, deputeti i PS-së Ndreca: Berisha po merr zvarrë një forcë politike si mburojë
Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca thotë se Berisha po merr zvarrë Rithemelimin si mburojë para drejtësisë.
“Berisha po viktimizohet. SPAK po heq një njollë po themi një njollë të zezë të historisë së Shqipërisë sa i përket mos-ndëshkueshmërisë.
Shehu e mbështeste që ka një lëvizje politike që SPAK –un po e përdor si marionetë. Berisha mori një masë detyrim paraqitje dhe jo për ti mbyllur gojën.
Ishte sjellja e Berishës ndaj institucioneve të drejtësisë e papranueshme në një vend perëndimor. Kjo nuk është qasja e një politikani të vitit 2024. Duhet të japësh shembull. Berisha po merr zvarrë edhe një forcë politike si mburojë”, tha ai.