Sulmet në Bruksel, kompanitë ajrore rishikojnë fluturimet, përfshirë edhe nga Tirana

Shoqëritë ajrore të vendeve të ish-Jugosllavisë po rishikojnë fluturimet drejt Brukselit, kjo pas sulmeve terroriste të ndodhura ku humbën jetën 31 persona dhe u plagosën 260.

Adria Airways, shoqëria ajrore që operon edhe në Shqipëri ofronte 14 fluturime direkte në javë drejt Brukselit, nga të cilat 12 nga Lubjana dhe 2 nga Tirana. Shoqëria sllovene raporton se fluturimet e skeduluara nga/drejt aeroportit të Brukselit do të realizohen nga Liege deri në rihapjen e tij.

Një tjetër shoqëri ajrore që ka rishikuar fluturimet është edhe Croatia Airlines, e cila operon me 11 fluturime direkte në javë. Kjo e fundit ka anuluar shërbimet nga aeroporti i Zagrebit dhe do t’i orientojë gjithashtu drejt aeroporit tëLiege-s. Pasagjerëve do t’iu ofrohen fluturime alternative dhe iu është kërkuar që të jenë në aeroportin e Liege tre orë në avancë.

Air Serbia gjithashtu ka anuluar fluturimet drejt Brukselit. Shoqëria ofronte pesë fluturime direkt në javë drejt kryeqendrës belge. Drejtuesit e shoqërisë thonë se pasagjerëve u janë ofruar mundësi rirezervimi. Ata thonë se siguria e pasagjerëve konsiderohet prioriteti kryesor.

Ndërsa Brussels Airlines fluturimet nga Zagrebi i ka realizuar nga aeroporti Liege.

Autoritetet e Brukselit kanë njoftuar se aerporti do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri të martën.

SHKARKO APP