Sulmet në Paris, arrestohen 6 persona në Bruksel dhe Angli

 

Policia britanike arrestoi një person në aeroportin Gatwick. Sipas mediave vendase bëhet fjalë për një 41-vjeçar me origjinë franceze.

Ky shtetas u ndalua pas u pa të hidhte një pako të dyshimtë në një prej koshave të plehrave në terminal. Menjëherë strukturat e sigurisë dhanë alarmin dhe evakuuan qytetarët.

Nga kontrolli, u gjet një pistoletë dhe u ndalua pikërisht shtetasi francez 41- vjeçar. Aktualsiht po hetohet për qëllimet e këtij personi dhe nëse ka lidhje me ngjarjet e një nate më parë.

Ndërkohë, mediat belge raportojnë për bastisjen e një lagjeje në Bruksel pas dyshimeve se fshihen bashkëpunëtorë të terroristëve që kryen vrasjet në Paris.

Bastisja e Policisë u krye në lagjen “Molenbeek”. Sipas të dhënave janë bastisur disa banesa, dhe janë arrestuar 5 bashkëpunëtorë të kamikazëve që kryen sulmet. Bëhet me dije se 3 prej personave që kryen vrasjet ishin shtetas belg. Sipas BBC, grupi që kreu sulmet në Paris ishte kthyer nga Siria kohët e fundit.

SHKARKO APP