Sulmet në Paris, në Shqipëri Policia e Shtetit kalon në gatishmëri

 

Sulmet fatale terroriste të ndodhura dje në mbrëmje në kryeqytetin francez, Paris, duket se kanë krijuar një situatë  alarmi edhe për autoritetet shqiptare të ruajtjes së rendit. Ndërsa prej tyre është parashikuar tashmë marrja e masave ekstreme, si edhe një plan i posaçëm për sigurinë publike në vend.

Kështu, siç bëhet me dije paraprakisht, Policia e Shtetit ka kaluar që prej orëve të mesnatës në gatishmëri të përforcuar. Teksa shërbime shtesë policore mësohet se janë vendosur në objekte të cilat konsiderohen me rrezik, të tilla si ambientet publike me frekuentim të lartë nga qytetarët, por edhe ambasadat apo rezidencat, akset kryesore rrugore etj.

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar për evidentimin dhe mbikqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori.

Ndërsa në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes të veçantë të gjithë personat që hyjnë në territorin shqiptar apo dalin prej tij.  

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka rritur edhe intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë për persona të caktuar që mund të shfaqin sipas saj, tendenca të akteve terroriste.Policia e Shtetit kërkon gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve dhe i fton ata të mos ngurojnë të telefonojnë për çdo shqetësim apo problematikë, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe në kohë.

Po mbahen nën mbikqyrje persona të skeduar si inflitrime të islamikëve dhe disa xhami . SHISH është në gatishmeri me krejt strukturat e shtetit.

SHKARKO APP