Sulmet terroriste në Francë dhe Vjenë, Shqipëria rrit masat në selitë diplomatike

Nisur nga sulmet terroriste në Francë dhe në Vjenë, ka bërë që Shqipëria të rrisë masat në selitë diplomatike. Shqipëria ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë pas sulmeve të fundit terroriste, në Francë dy sulme me tre të vdekur dhe disa të plagosur pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, dhe një në Vjenë.

Shqipëria e ka rritur nivelin e sigurisë nga jeshile në portokalli, duke shtuar kështu edhe numrin e agjentëve civilë në ambiente me shumë njerëz, si në aeroporte, porte dhe pika kufitare. Në vendin tonë mësohet se kanë hyrë mbi 30 shtetas të huaj për të cilët ka patur indicie për aktivitete me prirje ekstremiste, duke bërë që të merren masa shtesë edhen ë selitë diplomatike në vend.

Ndërkohë do të ketë shkëmbime në kohë reale me njësitë e anti-terrorit në Europë e me partnerët. Masat e sigurisë janë rritur me agjente civilë në ambiente publike me prani të madhe njerëzish, në aeroporte, porte dhe pika kufitare.

Masa shtesë sigurie janë marrë edhe në selitë diplomatike në vend. Këto masa sipas burimeve do të jenë deri ne fundvit. Aktualisht kanë hyrë në vendin tonë mbi 30 shtetas të huaj për të cilët ka patur indicie për aktivitete me prirje ekstremiste.

SHKARKO APP