Sulmi i policisë ndaj gjykatës, ekspertët: E papërgjegjshme
Deklaratën e Policisë së Shtetit kundër Gjykatës pas vendimit për lirimin e Florenc Capjas dhe Suel Çelës, ekspertët e cilësojnë të papërgjegjshme. Ish-drejtuesi i Policisë, Ismail Elezi thotë se akuza dhe sulem të tilla ndaj togave të zeza synojnë të fshehin punën e dobët që policia ka bërë më mbledhjen e provave.
”Ajo që më bën përshtypje pa diskutim është deklarata e papërgjegjshme e drejtorit të policisë së shtetit. Nuk mundet kurrën e kurrës të keqpërdoret policia siç keqpërdoret sot. Ai Ardi Veliu që bën deklarata të tilla të shkojë të kërkojë llogari aty ku duhet kërkuar llogar”. Elezi thotë se në vend të humbjes së kokës me deklarata të tilla policia duhet të kryejë hetime intensive dhe të mbledhë prova të pakontestueshme për personat e inkriminuar.
Ish-drejtuesi i policisë deklaroi se vettingu e ka bërë thuajse të pamundur për gjyqtarët dhënien e vendimeve të pabazuar në prova. ”Kur të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët janë përpara një presion të madh, për shkak të vettingut kush qenka ky gjyqtar që guxoka dhe i liroka këta nga burgu”.