Sulmi kibernetik, Meksi: Përgjegjës jo veç AKSHI, por dhe kompani private

Katër ditë zgjati sulmi kibernetik në Shqipëri, dhe qeveria thotë se të dyshuar janë dy shtete. Sipërmarrësi dhe eksperti i IT, Endri Meksi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se ka shumë pak informacion për atë që ka ndodhur realisht dhe se përgjegjësia për sigurinë dhe ruajtjen e sistemeve, është e AKSHI por edhe e kompanive private të kontraktuara për këtë qëllim.

“Nuk të them dot se çfarë është sepse asnjë person përveç një grupi të vogël të AKSHI, nuk ka informacion të saktë, ka vetëm thashetheme dhe fjalën zyrtare të kryeministrit. Me aq sa ka rrjedhur flitet për një sulm të tipit ransomware, që do të thotë se më shumë se disa pajisje janë infektuar me nje kod kompjuterik, të maskuar si ransomware, që është një skemë e 7-8 viteve të fundit, bllokim për të paguar para. Pra serveri është në zyrën tënde por nuk ke më akses. Në këto raste zakonisht depozitohet një mesazh.

Pas kësaj faze nuk dihet thuajse asgjë. Nga mënyra si u shpreh kryeministri u duk sikur ishte një DDos, që është sulm me shumë pajisje që sulmojnë sistemet. Sulmi nuk ka qëllim të marrë të dhëna, por ka qëllim bllokimin e aksesit duke çuar më shumë trafik nga çfarë ka kapacitet sistemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

AKSHI është një njësi në varësi të kryeministrisë që është enti pronar dhe ndjekës që zotëron pjesën më të madhe të infrastrukturës. Prej vitesh, ka patur disa prokurime nga AKSHI dhe ka kompani që kanë qenë përgjegjëse për sigurinë. AKSHI koordinon sigurinë, ka elementë të punësuar në shtet, ka edhe shoqëri private. Këtu u thanë vetem Microsoft dhe Jones Group, por jo kush janë palët shqiptare. Kur u tha nuk ka palë private që bëjnë sulm të tillë, nuk është e vërtetë. Janë bërë ndaj disa kompanive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besmiri cilësoi që shteti nuk paguan për ransomware. Nuk është e vërtetë. Është një rast i freskët, rasti i Kosta Rika, vijon të jetë i bllokuar. Ka ndërhyrje për ta ndihmuar dhe nuk ia dalin dot. Grupi që e sulmon është komplet privat. Kanë kërkuar 10 milionë dollarë në ditët e para të sulmit. Se pfarë do të bëjë Kosta Rica këtë nuk e dimë, por ndodh”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?