Sulmi me armë, Bashkia e Lezhës ngre grup pune: Të vihen para drejtësisë autorët

Bashkia e Lezhës ka dënuar ngjarjen e ndodhur rreth mesnatës  së shkuar, ku është qëlluar me armë zjarri drejt godinës së Njësisë Administrative, Blinisht.

Bashkia sqaron se “me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Lezhë, z. Fran Frrokaj, u ngrit menjëherë një grup punë, nga i cili pas verifikimit  deklarohet  se, kjo ngjarje nuk ka asnjë prapavijë në lidhje me shërbimin e administratës”.

Po ashtu sipas bashkisë nga verifikimi i regjistrave dhe protokollit, nuk është dokumentuar asnjë ankesë e banorëve të kësaj zone që mund të krijojë indicie për ngjarje të tilla në raport me shërbimet që ofron administrata.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga inventari brenda godinës, rezulton që nuk është dëmtuar asnjë dokumentacion”, thotë bashkia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Bashkia i bën thirrje Policisë së Shtetit, të vëjë para përgjegjësisë autorët e kësaj ngjarjeje, që cënon rendin, shërbimin administrativ dhe publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?