Sulmi ndaj Berishës, Bardh Spahia: Policia e justifikoi autorin, provokim kriminal

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar pas sulmit ndaj kryeopozitarit Sali Berisha në protestën e sotme. Spahia shkruan se edhe policia me deklaratën e sotme ka faktoi se autori ishte i orkestruar nga qeveria. Ai e quan sulmin një provokim kriminal.

Postimi i plotë

Nuk ka asnjë dyshim se kush është organizatori i vërtetë i sulmit ndaj kryetarit të opozitës z.Berisha. Deklarata e policisë së shtetit jo vetëm e konfirmoi por edhe e faktoj. I vetmi preokupim i policisë së shtetit ishte që të justifikonte agresorin dhe e bëri duke na shfaqur para syve një vërtetim pa asnjë vlerë mjekësore e ligjore. Shqetësimi më i madh në deklaratën e hartuar enkas per ta lexuar drejtori i policisë ishte për ta quajtur të sulmuarin, deputeti Berisha.

Në çdo rresht të saj, deklarata e institucionit që do të duhej të ishte në krah të ligjit dhe profesionalizmit, synonte të minimizonte figurën e z.Berisha dhe më kryesorja mos ta konsideronte lider të Opozitës, të asaj opozite që mbush sheshet e vendit.

E gjitha kjo në të njëjtën linjë me porosinë dhe presionin e Edi Ramës ndaj gjykatave për mos ta njohur opozitën. Por ndryshe nga Rama dhe njerëzit e tij, sot mbarë shtypi ndërkombëtar i referohet z.Berisha si lideri i opozitës.

Ngjarja e sotme ishte një provokim kriminal e tepër i rrezikshëm me qëllimin për t’i mbyllur gojën opozitës por edhe për ta nxjerrë opozitën si të dhunshme sepse ky akt mund të inicionte një spirale dhune e përplasjeje sociale, e cila u evitua falë qetësisë e maturisë së Dr. Berishës dhe opozitës së vertetë shqiptare e vlerave europiane që ajo më së miri përfaqëson.

SHKARKO APP