Sulmi ndaj Berishës, Sandër Lleshaj: Ata që duan të mbajnë një frymë konflikti, po e përdorin si gjë

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se goditja me grusht e Sali Berishës është padyshim një akt i shëmtuar, por jo një çështje me të cilën duhet të ”mbytet” opinioni publik.

Për të gjithçka që thuhet sa përket kësaj ngjarjeje pa u hetuar vetëm acaron më tej frymën politke, në interes të atyre që nuk e duan vendin.

“Gjithçka që thuhet sot për këtë ngjarje janë dyshime të cilat vetëm sa mjegullojnë, turbullojnë dhe kontribuojnë për të acaruar një klimë politike, për hir të atyre që kanë interes të mbajnë një frymë të pandërprerë konflikti në këtë vend, se kush janë ata”.

SHKARKO APP