Sulmi ndaj Lubonjës, Mediu: Kjo qeveri nuk ndalet nëse nuk e ndalin shqiptarët

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar lidhur me sulmin ndaj makinës së analistit Fatos Lubonja.

Sipas tij, fajtori nuk duhet gjetur tek një njeri me çrregullime mendore, por te çrregullimi mendor i qeverisë.

“Sulmi ndaj Fatos Lubonjes nuk e ka burimin te crregullimi mendor i nje shtetasi, por tek crregullimi mendor i qeverise.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te gjithe shohin se nuk ka shtet, nuk ka qeveri dhe kryeminister.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiperia dominohet nga marrezia e qeverise, interesat korruptive dhe kriminale.

Kjo qeveri manipuloi dhe zgjedhjet e paligjshme te 30 Qershorit, nuk mund te ndalet nese shqiptaret dhe opozita nuk e ndalin

Shqiptaret duhet te bashkohen ne protesten e tyre te 8 korrikut per ti dhene fund marrezise se kesaj qeverie”, shkruan Mediu në reagimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?