Sulmi ndaj makinës së Lubonjës, reagon ish-deputeti: Turp i madh! Rilindja si grup gangsterësh
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar për sulmin që i është bërë automjetit të analistit të njohur, Fatos Lubonja.
Në një postim në Facebook, Spahiu thekson se Rilindja ka përfunduar në një grup gangsterësh në rrugë që sulmon dhe analistët kritika ndaj qeverisë.
“Rilindja ka përfunduar plotësisht në një grup gangsterësh rruge.
Nuk mendoja kurrë të sulmonte analistin Lubonja. Ed Rama je vërtet i mbaruar, je në hall vërtet të madh, ke rënë në të gjitha kuptimet, por më shumë atë moral.
Ik vazhdo e përmirësohu me pikturat më mirë, pasi dhe aty nuk ke qullos gjë, lëre ktë popull rehat se boll i lodhur është.
Turp i madh..!!!”, thekson ai.
KOHA JONË SONDAZH

