Sulmi ndaj Prokurorit Kuliçi, Gjykata e Vlorës: Veprim kriminal, të zbardhet ngjarja

Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Vlorë ka reaguar në lidhje me sulmin me tritol ndaj makinës së Prokurorit Albert Kuliçi. Në një komunikatë për mediat, trupa gjyqësore shprehet e indinjuar, ndërsa duke e konsideruar si një veprim kriminal thotë se ka cënuar jo vetëm prokurorin Kuliçi, por të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë.

“E dënojmë me forcë, krimin ndaj kolegur tonë dhe kërkojmë nga të gjithë organet marrin e masave për sigurimin e jetës dhe shëndetit të kolegut dhe familjes së tij. Në këtë kohë , ku sistemi i drejtësisë është duke pësuar një reformim të thellë e radikal, solidariteti dhe ofrimi i të gjitha garancive nga sulmet kriminale, profesionistëve si z. Kuliçi është domosdoshmëri absolute për vazhdimin e detyrës publike dhe kthimin e besimit të publikut tek drejtësia”, thuhet në reagim.

Po ashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Vlorë thotë se mbështet prokurorin dhe veprimtarin e tij, ndërsa bën thirrje për më shumë vëmendje në trajtimin e gjyqtarëve e prokurorëve me dinjitet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me bindjen që kjo ngjarje e rëndë do të zbardhet dhe autorët e saj do të çohen para ligjit, ftojmë të gjithë faktorët vendas dhe të huaj në dënimin e këtij krimi dhe mbështetjen e organeve të drejtësisë në kryerje të punës së tyre të vështirë”, mbyllet reagimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?