Sulmi ndaj RTV Ora, Abilekaj: Mban “erë” politike, iluzioni i SPAK-ut të pavarur ka rënë

Për analistin Enton Abilekaj, vendimi i SPAK për Presidentin e Yldon Media Group, Ylli Ndroqi është një rast i paprecedentë. Në një intervistë për Ora News ai thotë se mënyra se si është proceduar në këtë rast, tregon qartë se SPAK është i ndikuar politikisht.

Ai thotë se SPAK është përdorur më keq se Prokuroritë e mëparshme, dhe me këto vendime i bie dhe besueshmëria dhe kredibiliteti si institucion.

Abilekaj: Drejtësinë e gjykon Gjykata. Ne mund të gjykojmë mënyrën se si drejtësia vepron. Në këtë rast është çudi se si kur mbaron sezoni mediatik dhe fillon ai turistik, gjendet ky moment i pushimit total për tu sulmuar një pronar televizioni dhe nuk bëhet më parë. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe. Së dyti, mënyra se si forcat speciale futen në një televizion. Sekuestrot e një personi publik, ai nuk është një njeri në kërkim dhe nuk i shmanget drejtësisë. Ka një aktivitet të njohur. Jemi në kulmin e një gjyqi me një funksionar të lartë të shtetit, kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj nuk paraqitet në gjykatë se nuk ka çfarë të thotë dhe papritur del SPAK për të sulmuar kundërshtarin e Veliaj. Këto 3 fakte tregojnë që ky proces nuk bëhet mbi baza të drejta. Nuk kemi të bëjmë me një veprimtari kundër krimit të organizuar. Z. Ylli Ndroqi ka 11 vite në televizion.

Mënyra se si është proceduar në këtë rast, tregon se SPAK ka bërë një punë që mban “erë” politikë të pastër. Është përdorur më keq se Prokuroritë e mëparshme por nuk kanë vepruar kurrë në këtë mënyrë ndaj një pronari mediat. Iluzioni i SPAK-ut të pavarur ka ikur shumë shpejt, ka rënë tashmë. SPAK nuk mund të funksionojë si sekretaria e Erion Veliajt. SPAK duhet të funksionojë sa për sy e faqe si ajo e Krimeve të Rënda. Çfarë ka bërë SPAK-u sot? Ka lëshuar urdhër-arresti për dy të vdekur, ka nisur një hetim për një dosje. Dhe tani, atë që nuk e bëri dot IShISh-ja, mundohet ta bëjë SPAK-u me vullnetin e lirë për t’i bërë qejfin shefave të tij.

SHKARKO APP