Sulmi ndaj RTV Ora, Miftaraj: Shqipëria po bëhet si Serbia, Vuçiç zotëron gjithë mediat

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj evidentoi problematikën e lirisë së mediave në Shqipëri.

Pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të Presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi duke përfshirë dy televizionet, RTV Ora dhe Ora News, Miftaraj thotë se të gjithë mediat dhe shoqëria civile duhet të ngrihen në mbrojtje të lirisë së medias dhe të shprehjes.

Në një intervistë për Ora Neës, Miftaraj u shpreh se Shqipëria po merr rrugën e Serbisë, ku sipas tij, Presidenti Vuçiç i zotëron të gjitha mediat në vendin e tij.

Miftaraj: Preken thmelet e demokracisë dhe themelet e një shteti. Sulmi ndaj televizionit tuaj, nuk është vetëm një sulm personalisht ndaj jush por sulm kundër lirisë së shprehjes. Edhe çdo aktivist i Shoqërisë Civile si dhe çdo media tjetër që nuk do që të përsëriten momentet e komunizmit në Shqipëri duhet të mbrojë lirinë e medias. Fatkeqësisht Shqipëria duket se por merr rrugën e Serbisë duke filluar që përmes kontrollit të medias, të vendoset në kontroll fjala e lirë. Serbia është e njohur në Ballkan ku tani me Presidentin Vuçiç i cili kontrollon në mënyrë të plotë median në vendin e tij, është shteti i vetëm që nuk ka Shoqëri Civile të pavarur. Nuk dua që ta shohë Shqipërinë që të shkojë nga ai drejtim.

Sipas Miftaraj, këto janë shenja të vendosjes së një regjimi diktatorial. Ai thotë se diktatura nuk vendoset brenda një nate por fillohet duke çensuruar e duke i mbyllur gojën mediave.

Miftaraj: Të gjithë duhet të ngrihemi dhe të dalim në mbrojtje të televizionit tuaj. Është thelbi i një shteti demokratik.Të gjithë ju jeni taksapagues, po flasim për një pandemi që ka përfshirë dhe Shqipërinë, dhe çdo gazetar është dhe qytetar i Shqipërisë. Shteti nuk duhet të shkelë të drejtat e qytetarëve të saj. Shteti i Shqipërisë ka tejaluar kompetencat e tij duke cënuar lirinë e shprehjes, sigurinë juridike dhe financiare të gjithë punonjësit e televizioneve. Diktatura nuk vendoset brenda një nate. Ajo fillon duke i mbyllur gojën një media e pastaj opozitës dhe aktorëve të tjerë politikë. Ndërkombëtarët  duhet të dalin në mbrojtje të këtyre vlerave bazë të demokracisë. Është e vërtetë që media gjatë funksionit të detyrës së tyre mund të shkelin kodin e etikës dhe të prekin individë të caktuar, por në këtë moment ushtrohet e drejta për të bërë padi civile.

SHKARKO APP