Sulmi ndaj Top Channel dhe vrasja e rojes, Klodiana Lala: U qëllua barbarish nga disa burracakë

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala tregoi disa detaje të reja nga sulmi terrorist që ndodhi pak pas mesnatës së djeshme në Top Channel, aty ku mbeti i vrarë roja e sigurisë Pal Kola. Ajo thotë se roja i ndjerë u qëllua barbarish nga disa burracakë, pasi edhe krimi në momente të caktuara ka disa rregulla.

“Unë e kam parë si një akt terrorist pasi ankthi që ka shkaktuar tek gazetarët dhe mesazhi që ka dhënë ka qenë një akt kriminal. E kam cilësuar akti terrorist për mënyrën se si është kryer. Në pamjet e kamerave të sigurisë rezulton se ishte furgoni i fundit që po shpërndante punonjësit dhe janë shkëmbyer me makinën e autorëve. Janë 25 plumba, dhe njëri prej tyre ka goditur Pal Kolën.

U qëllua barbarish nga disa burracakë, edhe krimi në momente të caktuara ka disa rregulla, por tashmë nuk ka më. Sikush ka ardhur dhe ka qëlluar e ka pasur të qartë që brenda mund të kishte njerëz nga më të ndryshëm. Ata kriminelët që kanë marrë një armë dhe kanë goditur e kanë ditur që mund të kishte pasoja më të rënda. Janë dy mjete të fundit që janë larguar nga godina për të shpërndarë punonjësit. Kjo është një dështim nga strukturat e shtetit. Ne kemi rëndë në një letargji dhe e konsideroj një akt terrorist”.

SHKARKO APP