Sulmi ndaj Vokshit dhe Kokalarit/ Alibeaj: Zonjat janë militante, i përdorim për fushata

Sot në selinë blu, dy zonja që janë mbështetëse të Lulzim Bashës, sulmuar verbalisht deputeten e PD-së Albana Vokshin dhe më së shumti aktivisten shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari. Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj i pozicionuar krah Bashës, tha në ”Open” se zonjat janë militane dhe se PD i përdor për fushata.

“Të dyja ato zonjat unë i njoh, edhe Dritën, edhe Violetën. Ju tregoj edhe historitë e tyre të dhimbshme, të Dritës, ka kaq kohë militante e PD-së që s’ka marrë asgjë nga kjo parti, që vetëm sa herë e thërrasim ne në fushata, në protesta, kudo, është e para që vjen.

E njëjta gjë edhe me Violetën. Një njeri që s’ka asgjë në familjen e vet, varfëria e ka mbuluar kudo.

Militantët ata që ne i përdorim nëpër fushata, u ledhatojmë supet, ndërkohë i krijojmë këtë lloj keqkuptimi të madh”.

SHKARKO APP