Sulmi në Poloni, Mediu: Kur mund të aktivizohet neni 5 i NATO-s

Dy raketa kanë goditur një fshat në Poloni, shumë pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona. Ministria ruse e Mbrojtjes mohon akuzat, duke i quajtur raportet një provokim të qëllimshëm.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu thiotë se kur mund të akvizohet neni 5 i aleancës së NATO-s, dhe se çfarë përmban. Mediu tha se Shqipëria është vend i NATO-s dhe mund të mbrohet përmes nenit 5, që ka të bëjë me përgjigjen ushtarake të aleancës si një e tërë.

“Që në fillim të agresionit, por edhe mbrapa, Rusia dhe Putin kanë deklaruar se nëse vendet anëtare të NATO-s do ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën, kufijtë e luftës do të zgjerohen. Qëndrimet politike kanë qenë të përsëritura. Kjo që ka ndodhur është një kërcënim i drejtpërdrejtë.

Edhe ne si shqiptarë themi, jemi vend i NATO-s, na mbron neni 5, por ka edhe një nen 4, që detyron vendet e NATO-s që të ulen për të marrë një vendim konsensual. Neni 5, është një vendim konsensual, sa i përket një sulmi që i bëhet një vendi anëtar të NATO-s, për t’u përgjigjur si NATO në mënyrë të përbashkët”.

SHKARKO APP