Sulmi në Ukrainë, Veliaj: Bashkia solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë të lirë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur solidaritet me popullin e Ukrainës pas sulmit ushtarak nga Rusia. Kryebashkiaku ka postuar në rrjetin social Facebook disa foto të disa qytetarëve ukrainas në vendin tonë.

“Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, jam shumë krenar për banorët tanë ukrainas! I lumtur që ata kanë krijuar jetët e tyre këtu, por duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë edhe në atdheun e tyre. Bashkia solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë të lirë”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?