Sulmi në Vjenë, Balla: Solidaritet me popullin mik austriak
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ka shprehur ngushëllimet për familjet e personave që humbën jetën nga sulmi terrorist në Vjenë mbrëmjen e djeshme.
Balla gjatë fjalës së tij shprehu solidaritet për popullin mik të Shqipërisë, popullit austriak. Sipas Ballës është momenti për të qenë të bashkuar dhe me një mesazh kundër terrorizmit.
“Përfitoj nga ky moment ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të personave që humbën jetën nga ky sulm terrorist. Të shprehim sëbashku solidaritet për popullin mik të Shqipërisë, popullit austriak. Ky është një moment për të qenë bashkë me një mesazh kundër terrorizmit dhe forcimit të goditjes së forcave të Policisë dhe Rendit kundër çdo akti terrorist”, tha Balla.