Sulmi nga rusët dhe ukrainasi, dëshmia e banorit që ndihmoi ushtarët: U dëmtova vetë nga spraji

Një banor i zonës ka qenë prezent në momentin e ndalimit të shtetasit rus që tentoi të futej në uzinën e Gramshit. Ai tha se shtetasi rus ishte ndjekur nga ushtarët deri në vendin ku ndodhej makina e tyre.

Banori që kërkon të jetë anonim, nënvizon se ishte gjendur në vendngjarje me të birin dhe i kishte kërkuar rusit të ndalonte, por në momentin kur ishte hedhur sprajin në drejtim të ushtarëve, ishte prekur edhe ai me të birin.

“Dëgjuam ca zhurma, ndal, ndal kur erdhi makina. Unë ndërhyra me idenë se kishin vjedhur ndonjë gjë. Në atë moment hodhën sprajin që na kapi dhe ne, mua dhe djalin tim. Ai rusi nisi të bërtiste. Ushtarët u dëmtuan në sy dhe në gjoks. Bashkë me një person tjetër ndërhymë për t’i shkëputur çantën këtij rusit, se nuk e lëshonte”.

SHKARKO APP