Sulmi raketor iranian ngjall frikën në botë. Rritet dhe çmimi i naftës

Këtë mërkurën, çmimi i naftës pësoi një rritje me 4% fill pas një sulmi raketor iranian ndaj bazave ushtarake amerikane si dhe krijimi i një koalicioni ushtarak në Irak, që ngjalli frikën e një lufte gjithëpërfshirëse midis Iranit dhe Amerikës.

Lëvizja e çmimit të naftës erdhi si pasojë e vrasjes së gjeneralit të lartë iraninan Qassem Suleimani përmes një sulmi amerikan me dron. Frika e luftës ka goditur gjithashtu edhe tregjet e aksioneve në të gjithë Azinë, ku shkëmbimi australian ka rënë me rreth 1% përgjatë së mërkurës.

Tensionet ndërkombëtare shtojnë frikën sa i takon ekonomisë në Australi, e cila po lufton me zjarre vdekjeprurëse dhe “të kushtueshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Irani nisi më shumë se një duzinë raketash balistike në bazat ajrore në Al-Asad dhe Erbil të mërkurën, “në emër të gjeneralit dëshmor Qassem Suleimani”, tha Trupi i Gardës Revolucionare Islamike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me urdhër të presidentit Donald Trump, forcat amerikane përdorën një dron për të vrarë Suleimanin pranë aeroportit të Bagdadit të premten

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?