Sulmi te**orist ndaj Izraelit, Nesho: Hamasi është përdorur si një vegël e fuqive të mëdha

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka dhënë qëndrimin e tij për sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izrealit. Për të Hamasi është përdorur si një vegël e vendeve të treta të forta, siç është Irani.

“Izraeli nuk mund të provokonte gjatë vizitës së presidentit të SHBA-ve Joe Biden në Tel Aviv. Mendoj se ky ishte një sulm që Hamasi është përdorur si një vegël e e fuqive të tjera të forta, siç është Irani.

Në lidhje me sulmin në spitalin e Gazës, ku vdiqën rreth 500 njerëz, dua të them se nëse raketa do vinte nga një distancë e largët do bëhej një gropë. Palët e treta kanë pasur interes për të sulmuar në atë kohë. nuk ka logjikë që të provokohej nga Izraeli. Largimi i popullsisë është bërë për të shpëtuar jetët”, u shpreh Nesho.

SHKARKO APP