Sulmi terrorist në Paris:127të vrarë, 200 të plagosur, ku 80 janë në gjendje kritike

 

Terror në Paris. Gjatë mbrëmjes së djeshme disa terroristë kanë kryer sulme të ndryshme me armë e bomba në kryeqytetin francez. Policia franceze raporton se numri i viktimave deri tani janë 127 të vrarë, 200 të plagosur ku 80 veta janë në gjendje kritike për jetën,njoftojnë mediat ndërkombëtare. Ndërkohë policia franceze raporti se vetëm në sallën e koncerteve "Bataclan", jane 100 viktima.

Sulmi i parë mendohet se ka ndodhur në një restorant. Ndërsa sulmi i dytë dhe më i madh ka ndodhur në sallën e koncerteve “Bataclan”, jo shumë larg redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Ndërsa sulmi i tretë ka ndodhur në Stadiumin e Francës ku ka qene i pranishem dhe Presidenti Frances, Holande dhe luhej ndeshja Francë-Gjermani. Mësohet se Presidenti eshte evakuar nga stadiumi. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ka pasur disa ngjarje në zona të ndryshme të Parisit.

Sulmi terrorist ka qenë i kordinuar nga grupet terroriste. ISIS ka filluar menjëherë “festën”. “Parisi në flakë” është një nga hashtagët më të përhapur të përkrahësve të Shtetit Islamik në rrjetet sociale. Presidenti francez Fransua Hollande urdhëroi mbylljen e kufijve të vendit dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas sulmeve të ndodhura në Paris. Në një konferencë urgjente për mediat kreu i Elizesë tha se do të angazhojë çdo forcë policore për të arrestuar përgjegjësit. Ai nuk përjashtoi as përdorimin e ushtrisë për të marrë situatën nën kontroll. Tashmë është vendosur gjendja e jashtëzakonshme dhe qytetarët janë urdhëruar që të mos dalin jashtë shtëpive. Edhe ata që janë në punë po mbahen aty duke mos u lejuar të dalin në rrugë.  Kufijtë e Francës janë mbyllur.

Nderkohe Italia, Britani, SHBA dhe Gjermania kaluan ne gjendje gatishmerie te larte. Me poshte mund te shikoni videon kur gjate ndeshjes France-Gjermani qe po zhvillohej ne ato momente shikohet paniku pas shperthimeve.

Lajme të tjera për këtë ngjarje në KOHA JONE

Çfarë ndodhi në Paris?

Parisi në flakë. Foto e para të masakrës

Franca mbyll kufijtë

Deshmimtari shqiptar ne Stade de France

Holande: Ky është një horror

Obama: Ky është sulm ndaj njerëzimit

Vriten dy terroristë

Liderët botërorë reagojnë për tragjedinë e Parisit

SHKARKO APP