Sulmi terrorist në Stamboll, arrestohet personi i dyshuar që vuri bombën

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur pas një shpërthimi në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit. Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale të dielën, në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim.

Ministri i brendshëm tha se tashmë një person i dyshuar për sulmin është arrestuar. Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha më herët se shpërthimi mendohej të ishte një sulm terrorist i kryer nga një grua.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen. Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, ai dënoi atë që ai e quajti “sulm i poshtër” dhe tha se “era e terrorit” ishte në ajër.

SHKARKO APP