Sulmohet banesa e kreut të PS-së në Maliq

 

Banesa e kreut të Asamblesë së Partisë Socialiste në qytetin e Maliqit është kthyer në objekt sulmi të një grupi personash, të cilët kanë qëlluar me gurë në drejtim të objektit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00 të së shtunës, ku sipas të dhënave disa persona kanë qëndruar para derës së shtëpisë private të Bashkim Azisllarit dhe kanë nisir të hedhin gurë në drejtim të kangjellave rrethuese dhe mureve të shtëpisë, duke shkaktuar disa dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i asamblesë së PS-së, Bashkim Azisllari, pasi ka bërë denoncimin e rastit, ka rrëfyer detajet rreth kësaj ngjarjeje, duke përjashtuar konfliktet e çdo lloji. Më tej, ai ka sqaruar se ky sulm ka ardhur si rrjedhojë e angazhimeve të tij politike, duke theksuar se ndihet i kërcënuar, ndaj ka apeluar për zbardhjen e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas denoncimit të rastit, Policia e Korçës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre./TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?