“Sulmohet” ligji “për rininë”, Socialistët: Nuk adreson nevojat

Projektligji “Për rininë” i propozuar nga qeveria shqiptare nuk adreson nevojat që ata kanë për punësim, si një nga problemet më të mëdha të tyre.  Gjatë diskutimeve në Kuvend, deputetët e Komisionit të Shëndetësisë kanë kërkuar që ky ligj të rregullojë më mirë edhe çështjen e kuotave të pranimit në universitete, por edhe fokusimin te të rinjtë që vijnë nga grupe të marxhinalizuara.

Shqetësime pati edhe mbështetja me buxhet nga njësitë e qeverisjes vendore, për sa kohë bashkitë kanë nevoja më emergjente se të rinjtë.

Projektligji i propozuar nga Ministria e Arsimit përfshin grupmoshën 15-29 vjeç dhe synon përmirësimin e statusit shoqëror dhe krijimin e kushteve për adresimin e nevojave të tyre në fushat që përbëjnë interes rinor. Efekti financiar për vitin 2019 nga zbatimi I këtij ligji  shkon në 868 mln lekë, nga të cilat 468 mln lekë do të financohen nga buxheti, ndërsa 400 mln lekë janë të pambuluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?