Sulmohet makina e biznesmenit të njohur shkodran. Autorët i lënë brenda mjetit një shufër hekuri dhe një mesazh në letër

Makina e në biznesmeni në Shkodër është shkatërruar gjatë natës së kaluar. Mësohet se mjeti tip “Tiguan”, me targë AA 289 OA, me ngjyrë të bardhë, është sulmuar në fshatin Hot i Ri, ku i janë thyer xhamat dhe i janë shkaktuar dëme të tjera.

Mjeti është në pronësi të biznesmenit N. Shqau, ndërsa është goditur teksa ndodhej e parkuar përpara derës së shtëpisë së biznesmenit.

Ka qenë sinjali i mjetit, që ka alarmuar biznesmenin, i cili kur ka dalë jashtë, ka parë mjetin e dëmtuar. Ai ka njoftuar menjëherë policinë dhe efektivët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët e kanë goditur mjetin tip Tiguan me një shufër hekuri duke thyer xhamat në pjesën e përparme dhe të pasme të mjetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas, shufrën e hekurit e kanë hedhur brenda makinës. Ndërkohë, në anën e djathtë të mjetit, afër pasqyrës autorët kanë lënë edhe një letër të shkruar, teksti i të cilës nuk dihet, por për hetuesit ky është një mesazh ndaj biznesmenit.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje të ndodhur, pasi N. Shqau ka deklaruar se nuk ka konflikte me ndonjë person.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?