Sulmohet me thikë kreu i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti
Sikurse edhe mediat e raportuan, Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është kërcënuar me thikë nga trajneri i futbollit Afrim Toverlani.
Sipas policisë i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit kur e ka bërë kërcënimin ndaj Ahmetit. Ai më këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.