Sulmohet në një diskotekë kryeministri Abazoviç

Mediat serbe raportojnë se kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është sulmuar mbrëmjen e kaluar nga një person, në një diskotekë në Budva.

Kreu i qeverisë malazeze ishte i pranishëm në diskotekën Top Hill, për të ndjekur nga afër koncertin e Dino Merlin, kur një person është afruar për ta qëlluar dhe e ka ofenduar.

Menjëherë, reagoi sigurimi i kryeministrit Abazoviç, gjë që solli dhe një kaos në ambientet e diskotekës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportimeve, sigurimi ka hedhur dhe gaz lotsjellës në disko dhe mundi të evakuojë kryeministrin pa asnjë lëndim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht po vijojnë hetimet nga policia për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?