Sulmohet nga qentë, ndërron jetë 64-vjeçarja

Ndërsa ka qenë duke punuar në parcelën e saj me ullishte një grua rreth 64-vjeçare është sulmuar nga disa qen. Për disa minuta gruaja është përleshur me qentë, të cilët i kanë lënë plagë shumë të thella.

Të afërmit e saj e kanë dëgjuar tthirrjet për ndihmë dhe kanë vrapuar për t’i dhënë ndihmë, ndërsa janë nisur menjëherë në sptalin e Beratit. Në repartin e kirurgjisë mjekët kanë ndërhyrë në mënyrë intensive por plagët e shkaktuara nga kafshimet e qenve kanë qenë fatale për jetën e 64-vjeçares.

Sipas burimeve spitalore, megjithë ndërhyrjen dhe terapinë shumë të shpejtë të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime të morgut të spitalit rajonal Berat bëjnë me dije se 64-vjeçarja quhej Selime Braushi, banore e fshatit Dyshnik. Në fshatin Dyshnik ditët e fundit janë shkarkuar kamiona me qen të cilët dyshohet të jenë sjellë nga Tirana apo Elbasani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?