Sulmohet një autobus me udhëtarë kosovarë në Shqipëri

Një autobus i linjës së rregullt Ulqin-Prishtinë është sulmuar nga persona të panjohur në territorin e Shqipërisë.

Gurët që goditën autobusin e kompanisë “Barileva” lanë të thyer një xham dhe një dritë të autobusit duke shqetësuar në masë të madhe udhëtarët.

Indeksonline ka siguruar foto nga ky incident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Reps të Lezhës i cili fatmirësisht përfundoi pa të lënduar. Policia e Shtetit i është përgjigjur menjëherë rastit dhe ka nisur procedurat për hetimin e këtij incidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?