Sulmohet serveri i SHÇBA-së në Ministrinë e Brendshme

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), thotë se serveri është sulmuar. ”Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit”.

Njoftimi i plotë

Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke falënderuar për mirëkuptimin dhe besimin ndaj SHÇBA, lutemi që për çdo ankesë të telefononi në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?