Sulmohet xhamia në Lushnje, Policia nis hetimet

Policia e Lushnjes bën me dije se persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me sende të forta xhaminë në qytetin e Lushnjes. Policia ka nisur një hetim në lidhje me sulmin në fjalë pas kallëzimit të bërë nga myftiu i Lushnjes, Gramoz Blliku.

Ai është njoftuar nga imami i xhamisë, i cili kur ka shkuar në mëngjes ka parë dritaren dhe xhamat e thyer të godinës ku besimtarët u luten Zotit.

“Po nga këto struktura po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?