“Sulmon” Kosovën, Veliaj: Më mirë askushi dhe i ndershëm, sesa elitar dhe i poshtër
Kandidati i PS-së për bashkinë e Tiranës Erion Veliaj sulmoi sot rivalin e PD-së Halim Kosova, gjatë një takimi me punonjëset gra të një kompanie industriale.
Veliaj tha se Halim Kosova tregon barcaleta të lidhura me profesionin e tij, duke u tallur me punëtorë të thjeshtë. – “Di që kandidatë që çdo takim e kthen në barcaletë si lindi gruaja e filanit, apo e fisteku. Këto nuk janë zgjedhje barcaletash apo për të marrë gratë nëpër gojë si lindi njëra apo tjetra. Këto janë zgjedhje serioze dhe jo për shaka. As zgjedhje për të nëpërkëmbur dinjitetin e grave e vajzave dhe muhabetet e klinikës për t’i nxjerrë në mejdan,” – theksoi Veliaj.
Më tej ai shtoi se “Kjo është fyese. Ata mundohen të më thonë mua edhe fëmijëve tuaj që ju jeni askushi e vini nga një familje që kanë qepur këpucë e bluza. Kush jeni ju? Ne jemi elita, fëmijët e kryeministrit të madh legjendar. Jemi fëmijët e parisë, ju thoni jeni askushi keni shitur fiq e qepur këpucë. Po më mirë të jesh askushi e i ndershëm sesa i poshtër dhe i marrë në qafë,” – u tha Veliaj punonjësve të një kompanie industriale që operon në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

