Sulmuan KZAZ-në, Gjykata lë të lirë 13 persona

Gjykata e rrethit Dibër ka zhvilluar sot seancën gjyqësore për 13 të arrestuarit e ngjarjes së 28 qershorit, pranë shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë. Sipas Prokurorisë 13 të arrestuarit akuzoheshin për veprat penale ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë së rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. 13 të arrestuarit u paraqitën në gjykatën e Dibrës jo në grup por të ndarë. Megjithatë, trupa gjykuese ka vendosur që të gjithë të arrestuarit të marrin si masë sigurie vetëm detyrim paraqitje, duke mos lënë asnjë në arrest me burg apo arrest shtëpie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?