Sulmuan me armë policët, Gjykata merr vendimin drastik për emigrantët
Gjykata e Kukësit ka dhënë masën ‘‘arrest me burg me afat 3-mujor‘‘ për gjashtë emigrantët sirian, alegjerian dhe maroken.
Këta shtetas u arrestuan nga policia dy ditë më parë pasi në tentativë për të trafikuar klandestinë nga Lindja e Mesme kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të uniformave blu në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Pasi i kanë lokalizuar, shërbimet e policisë iu kanë bërë thirrje trafikantëve që të ndalojnë, por disa prej tyre kanë hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.
KOHA JONË SONDAZH

