Sulo: 30 qershori i djegur, në vjeshtë zgjedhje të parakohshme. Rama bën sikur nuk e ka lexuar dosjen “339”
Gazetari, Arion Sulo, thotë se 30 qershori është djegur. Sipas tij zgjedhjet vendore do të mbahen por procesi do të jetë nul.
Sulo: Zgjedhjet edhe mund të bëhen por do të jetë nul. Do të jetë zgjidhja politike ajo që do të zhbllokojë situatën. 30 qershori është i djegur. Nga vjeshta mund të kalojmë në formatin për zgjedhje të parakoshme. Me Ramën pa Ramën kjo është teknike.
Kryeredaktori i gazetës “Liberale”, Arion Sulo, deklaron se Rama dhe qeveria e tij janë të interesuar për ta varrosur dosjen “339”, pasi janë më të dëmtuarat nga publikimi i përgjimeve, fillimisht në VOA dhe më pas në BILD.
I ftuar në RTV Ora ai tha se Rama bën sikur nuk e ka lexuar dosjen, pasi i intereson të krijojë idenë se përgjimet nuk ekzistojnë.
Sulo: Ai që është i interesuar për të mos u hetuar dhe varrosur kjo çështje është Kryeministri dhe qeveria. Më i dëmtuar nga këto copëza dosjesh është qeveria.Në përgjimet që priten ka persona të tjerë që janë kapur në përgjime me trafikantë.
Rama po bën sikur nuk e ka lexuar dosjen, i intereson të bëjë sikur nuk ka përgjime.Ngjarja ka një fakt të ri, Dako që thoshte Astritin, Niçen dhe Altinin i kisha vetëm votues e kthejnë nga rruga para zgjedhje. Ai tha unë e falenderojsha. Për çfarë, për votën që të dha? Për çfarë e falenderon para zgjedhjeve?
Lista e punonjësve të Ujësjellësit është rasti më flagrant sesi grupi kriminal merr në dorë listën e votuesve dhe u bën presion. Alo Niçe thotë shumë dhe për këtë duhet një qëndrim, qëndrim të cilin ai e filloi duke e lëshuar butë Dakon.Reagimi i Ramës është zero,Vangjush Dako është në shtabin elektoral.Pa ardhur te qeveria e përkohshme dhe një dorëheqje e Ramës, kjo situatë kërkon zgjidhje politike, shtator, më tej zgjedhje të parakohshme. Por së pari hiq të akuzuarin kryesor.
KOHA JONË SONDAZH

