Sulo: Opozita nuk ka sesi të bëjë pushime këtë verë, është e dënuar
Opozita duhet se është e “dënuar” që të mos bëjë pushime këtë vit, nëse do të mbajë gjallë aksionin opozitar.
Kryeredaktor i gazetës “Liberale”, Arion Sulo, i ftuar në RTV Ora thotë se protesta është nga të paktët instrumenta që i kanë mbetur opozitës, tashmë prej muajsh jashtë sistemit.
Arion Sulo: Partia Demokratike nuk duhet të bëjë pushime këtë vit, nuk ka sesi për shkak se është e dënuar të ndjekë një kalendar aksioni jashtë pushimit në të gjitha format. Protesta është një nga instrumentat që i ka mbetur PD-së e cila ka 5 muaj jashtë sistemit. Besoj do të jetë konsistente në këtë aksion.Nuk është e lehtë të mbash ndezur aksionin opozitar gjatë muajve të verës.
Nuk e di nëse pas takimit të djeshëm që patën Basha dhe Kryemadhi, nëse kanë dalë me një kalendar për protestën e radhës por kjo është vetëm një nga stacionet apo instrumentat që ka opozita në dorë. Do të jetë e vështirë.Përtej përfitimeve politike, përtej ndërgjegjësimit dhe rezultateve të 30 qershorit, opozita e apeluar, e detyruar dhe e paralajmëruar nga ndërkombëtarët nuk e mbajti premtimin kryesor për pamundësimin e zgjedhjeve. Por ky nuk është fundi i betejës.
I pyetur nëse PD dhe aleatët do të mund të gjejnë mbështetje të gjerë popullore, Sulo ka këtë koment:
Arion Sulo: Dje pati.Kishte reagim për atë çfarë ndodhi me 30 qershor. Boll që Basha të jetë i qartë në strategjinë e vet, të jetë i hapur me mbështetësit dhe të vazhdojë ti rezistojë kauzës së drejtësi. Sigurisht rritja e pjesëmarrësve të protestuesve do të ishte një presion i rritur ndaj qeverisë. Por siç e treguan, PD nuk e ka të vështirë të mbajë një numër të caktuar protestuesisht njëherë në 10 ditë para Kryeministrisë marshim në bulevard. Këtë do ta mbajë sepse e tregoi gjatë katër muajve këtë performancë.
Analisti megjithatë thotë vetëm protestat nuk mjaftojnë për zgjidhje politike.
Arion Sulo: Vetëm me protesta zgjidhje politike nuk mund të ketë. Zgjidhja politike do të jetë pasojë e gjendjes së krijuar nga opozita e pa përfaqësuar jashtë sitemit, do të jetë pasojë e presionit ndërkombëtar, peshës së skandaleve të qeverisë Rama dhe reformës në drejtësi.Që nga shtatori, gjithë vjeshtën dhe mesin e dimrit do të kemi rezultate edhe të ligjit, përgjigje institucionale që do të na çojnë në përgjigje dhe zgjidhje politike.
KOHA JONË SONDAZH

