Super komisioni i Ramës për korrupsionin, opozita vendos për bojkot

Opozita ka vendosur të bojkotojë Komisionin e Posaçëm për luftën kundër korrupsionit i cili do të ngrihet të enjten në Parlament.

Sali Berisha dhe demokratët që e mbështesin kanë vendosur të mos bëhen pjesë e këtij komisioni. Komisioni do të bojkotohet edhe nga demokratët e drejtuar nga Lulzim Basha i cili beson se ky është një komision kundër SPAK-ut. Ilir Meta ka vendosur të mos bëhet pjesë e komisionit të posaçën duke theksuar se puna e opozitës është të denoncojë korrupsionin.

“Çdo rrugë tjetër është ortakëri me korrupsionin dhe hajdutët, është prostitucion politik, si dhe tradhëti ndaj shqiptarëve në Shqipëri dhe gjithë atyre që kanë lënë këtë vend për shkak të krimeve që ka kryer “Rilindja” në vendin tonë”,-deklaroi Meta.

SHKARKO APP