Super lajm, nisin fluturimet direkte Kopenhagë-Rinas

Shqipëria ka një turizëm që po rritet. Nga 29 maji do të nisin fluturimet direkte nga kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhagë, drejt Rinasit.

Tirana Airport Partners bën të ditur se Norwegian Airlines nis fluturimet direkte nga Kopenhagen (CPH) në Rinas. Nisja e flutrimeve direkte hap një portë të re midis Danimarkës dhe Shqipërisë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milionë pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të 2024-ës. Kjo edhe falë linjave të reja dhe veçanërisht mundësive për lidhje me vende që nuk ishin të lehta e të arritshme më parë.

SHKARKO APP