Super-mbesa e Berishës voton për… Lazaratin

Pasi ka vizituar Turqinë për tre ditë me radhë me miqtë e saj, mbesa e ish-kryeministrit, Sali Berisha, Dasara Malltezi duket se është kthyer në Shqipëri për të kryer detyrën si qytetare e këtij vendi për të votuar për herë të parë kandidatin e saj të preferuar për Bashkinë e re të Tiranës. Por, vota e Dasarës këtë herë duket se nuk ka shkuar për asnjërin prej kandidatëve të kryeqytetit, por ka shkuar për… “kandidatin e Lazaratit”. Me nota humori në profilin e saj të Facebook, Dasara ka postuar një poster elektoral me imazhin e legjendës së muzikës reggae, Bob Marley, duke cituar: “Që në ditën e parë të zgjedhjeve elektorale, për herë të parë votoj këtë djalë”, duke shtuar më poshtë në komente që Bob Marley është i vetmi kandidat që ia vlen për t’u votuar. Pas këtij postimi komente të shumta kanë pasuar njëri-tjetrin, ku kryefjalë sigurisht ka qenë batuta e mbesës së Berishës, por ka pasur edhe prej atyre që thonin me ironi se “ka gjetur ditën e duhur për të tilla paçavurre”, ndërsa Dasara nuk ia ka përtuar për t’u kthyer përgjigje, duke u shprehur se, “Unë thjesht shfrytëzoj lirinë time të fjalës dhe mendimit”!  

SHKARKO APP