Manjati i Emirateve Arabe Khalaf Ahmad Al Habtoor i ftuari i Ylli Ndroqit

Një ndër 10 biznesmenët më të pasur të Emirateve Arabe, Khalaf Ahmad Al Habtoor vizitoi në fundjavë Tiranën. Kontakti me Shqipërinë, në vizitën e tij të parë ishte peisazhi mahnitës, që manjati dhe filantropi i njohur në botën arabe vështroi nga dritaret e avionit privat, ku bëri disa xhiro mbi territorin e Republikës për të kundruar nga ajri krejt territorin.

Edhe në takimin e vetëm me zyrtarët shqiptarë me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Al Habtoor nuk e fshehu admirimin për natyrën shqiptare dhe potencialin e madh të zhvillimit.

Mikpritësi i një ndër biznesmenëve më të pasur të botës arabe sipas Forbes, Khalaf Ahmad Al Habtoor ishte Presidenti i RTV Ora Neës Ylli Ndroqi, i cili i rezervoi dhe një vizitë miqësore në ambientet e grupit mediatik Yldon, me dy televizionet Ora Neës dhe Channel 1 në kompleksin bashkëkohor tërësisht të tjetërsuar falë investimeve të bëra nga Ndroqi.

e4 e3 e2

Al Habtoor iu përgjigj ftesës së Ylli Ndroqit që të investojë në Shqipëri, si një vend me burime dhe energji të jashtëzakonshme. Ndër të tjera presidenti i RTV Ora Neës, Ylli Ndroqi i tha se “Shqipëria është në mes të Europës dhe shpresoj se në të ardhmen ju do të jenë në Shqipëri për të nxjerrë një strategji të re investimesh siç keni bërë në vendet e Europës”. Ndërsa Khalaf Ahmad Al Habtoor u përgjigj se “ Nuk po vij në vendin tuaj që të bëhem i pasur. Jam këtu sepse e di që do të kem miq të mirë këtu. Do të vij sërish në Shqipëri dhe do të shohim mundësitë sesi mund të hedhim themelet bashkë, për dicka që të përfitojnë njerëzit, jo unë”.

Në përfundim të vizitës Al Habtoor premtoi se do të rikthehet së shpejti në Shqipëri si dhe e ftoi mikun e tij Ndroqi të vizitonte kompanitë e tij në Dubai javët e ardhshme.

Ardhja e Al Habtoor në Shqipëri ka zgjuar edhe interesin e qeverisë shqiptare për forcën e tij të madhe ekonomike  në Emiratet  Arabe si dhe një biznesmen botëror , kompanitë e të cilit janë shumë të suksesshme.

Shqipëria po bëhet një treg i kërkuar dhe i garantuar për kompani të mëdha të huaja.

e5

SHKARKO APP